TIRANË- Deputeti Ben Blushi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në komunikimin javor ku mbrojti policinë dhe akuzoi bankat për sistem mizerabël sigurie.

Blushi e krahason kryeministrin me ‘spikerët e komunizmit që çdo të diel flisnin kinezçe në Radio Tirana duke bindur popullin kinez se Shqipëria ishte kërthiza e fildishtë e botës kurse Kina vetëm barku i saj i boshatisur’.

Madje nuk mungon edhe cilësimi si ‘i paafti’ nga ana e Blushit për kreun e qeverisë.

STATUSI I BLUSHIT
Spikeri i radio kryeministrisë
I paafti thotë se fajin për vjedhjen e bankave e kanë bankat, fajin për ilaçet e skaduara e kanë të sëmurët, fajin për cilësinë e dobët të shkollave e kanë prindërit, fajin për korrupsionin e notave e kanë nxënësit, fajin për hashashin e kanë duhanxhinjtë, fajin për përmbytjet e kanë fshatarët, fajin për koncesionet e kanë bizneset, fajin për mjerimin e kanë të mjerët, fajin për zgjedhjet e kanë të tjerët, fajin për zgjedhjet në Amerikë e kanë meksikanët, fajin për trenin e kanë kosovarët, fajin për koalicionin e kanë grekët, fajin për integrimin e kanë gjermanët, fajin që durojnë e kanë shqiptarët.

Duket si spikerët e komunizmit që çdo të diel flisnin kinezce në Radio Tirana duke bindur popullin kinez se Shqipëria ishte kërthiza e fildishtë e botës kurse Kina vetëm barku i saj i boshatisur!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: