TIRANE –Deputeti Ben Blushi kritikoi mazhorancën dhe opozitën në Kuvend, pasi sipas tij po e shtyjnë në mënyrë të qëllimshme reformën në drejtësi dhe byronë e hetimit, duke krijuar perceptimin se po shkojnë drejt një konsensusi për të mos zbatuar asnjë nga ligjet që miratohen në parlament.

Sipas Blushit, Byroja e Hetimit nuk duhet të jetë një pakt mes të korruptuarve.

“Parlamenti jonë e ka këtë tipar, nevojën për të shtyrë emergjencat. Kështu ndodhi edhe me ligjin për dekriminalizimin, u miratua në limite. Kush është perceptimi që kanë njerëzit, që ne bëjmë ligje dhe nuk i zbatojmë ligjet. Ne bëjme pakte dhe gjejmë konsensus që të mos ndëshkohemi reciprokisht. Kjo që po ndodh me ligjiN e dekriminalizimit do të ndodhë edhe me byronë dhe reformën në drejtësi. Ligj për dekriminalizimin pati, por dekriminalizim nuk pati, reformë në drejtësi do ketë por drejtësi nuk do ketë.”- deklaroi deputeti.

Sipas Blushit, “shtyrja e miratimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe reformës në drejtësi i dobëson deri në nul të gjitha pretendimet e qeverisë se ka reforma në Shqipëri. Të krahasosh reformat e pretenduara me reformat e vërteta si koncept është njëlloj si të krahasosh 21 janarin me lagjen 21 dhjetori.”- deklaroi Blushi.

Deputeti Ben Blushi ironizoi dhe fjalën e kryeministrit mbi punësimin.
“Doli kryeministri që u thoshte shqiptarëve ju harxhoni kohën kot duke ndejtur në kafe e bilardo, ka vende sa të doni pse nuk shkoni të punoni. Ka më shumë vende pune se shqiptarë e se qytetarë, e tha kryeministri, më habiti.
Në Korcë tha, është një fabrikë që kërkon kasapë, por në Korcë ka më shumë juristë se kasapë. Të presin ligjin për dekriminalizimin se do gjejnë kasapë më shumë se u duhen.

Shqiptarët që na shohin në televizion kujtojnë se ne tallemi me ata. Se ne akuzojmë shqiptarët se ne u japim punë por ata nuk dinë të punojnë, se ne u japim punë, por ata janë të pakualifikuar”.

Madje, Blushi theksoi se duke u shtyrë Reforma në Drejtësi, duket se mes palëve në politikë ekziston një pakt i fshehtë.
“Për fat të keq, duke shtyrë reformën në drejtësi, hetimin për ne, byronë e hetimit po i bindim shqiptarë se ekziston një pakt që mos të ketë ndëshkim dhe hetim për zyrtaret”.

FJALA E PLOTE E BLUSHIT NE PARLAMENT

Hezitimi per te kaluar Byrone Kombetare te hetimit si dhe reformen ne drejtesi nuk eshte nje cudi.
Shqiptaret jane mesuar qe te shohin se si ne i shtyjme ne kete parlament ceshtjet jetike dhe se si jemi aq te shpejte per te zgjidhur gjera te parendesishme.

Shpejtesia jone per te qene te ngathet dhe ngatthtesija jone per te qene te shpejte nuk eshte rastesi. Eshte zgjedhje. Eshte nje menyre jetese.

Apo qe bejme zakonisht i ngjan nje bujku qe shtyn mbjelljet dhe korrjet per sezonin tjeter por nderkohe ka mbledhur fara kungulli sa per tu ushqyer per dhjete vjet.

Edhe ne kete parlament ka aq shume fara kungulli dhe aq pak grure per buke saqe mjafton per t’u ngijur dhe por jo per tu ngopur .

Ky parlament ka shume tipare te cilat jane ne ADN e tij por nje nga kryesoret eshte shtyrja e emergjencave.

Keshtu ndodhi edhe me rastin e ligjit te dekriminalizmit.AI u votua pothuajse ne limit te kohes pasi u shty per gati nje vit duke humbur thelbin e vet ne procedura te panevojshme nderkohe qe per gjithe shqiptaret ishte e qarte se kush ishin kriminelet dhe kush duhet te ishin subjektet e ketij ligji.

Por me ne fund ligji u miratua.E cfare ka ndodhur.
Asgje.
Asnje kriminel nuk eshte larguar nga ky parlament, asnje kriminel nuk ka lene detyren publike qe mund te kete sot dhe asnjeri prej tyre nuk ka ndermend te largohet.

Sic thuhet, ligjit te famshem te dekriminalizmit duhet ti shtohen disa akte shoqeruese te cilat nuk e di, a do hyjne ne fuqi deri diten kur ketij kuvend ti kete skaduar mandati.Pra edhe nese funskionin, ligji nuk sherbeu si nje standart moral por vetem si nje kalendar i planifikimit se emergjencave.
Cfare parashikon ky kalendar?
Eshte e qarte:mosnderprerjen e mandateve te zeza dhe pastrimin e tyre pergjate kohes derisa kriminelet te ikin me nder nga detyrat qe kane sot dhe qe ky ligj nu kua mori dot.

Por kjo qe po ndodh me ligjin e dekriminalizmit eshte edhe prologu i refomes ne drejtesi dhe byrose se hetimit.

Ligj per dekriminalizmin pati por dekriminalizmin nuk do kete.

Reforme ne drejtesi do kete por drejtesi me sa duket nuk do kete.

Hezitim ka dhe do kete por hetim nuk ka dhe nuk do kete.te pakten edhe per ca kohe.

Une besoj se kjo eshte ajo qe mendojne shqiptaret sot.
Se ne bejme ligje per te mos i zbatuar.

Nuk thone kot qe djalli fshihet pas detajeve. Edhe ne kete rast ne po fshihemi pas detajeve.

Shiko cfare themi:

Kush do ta emeroje shefin e byrose se hetimit? Me sa vota duhet te miratohen strukturat e reja te sistemit te drejtesise? Me shumice te thjeshte, te cilesuar, kushtetuese apo absolute? Nga kush do varen prokuroret qe do hetojne politikanet nga ministri i rendit apo nga prokurori i pergjithshem?
Kjo quhet drejtesi e normuar. Pra ne vendosim kush do hetohet nga dhe nese do hetohet nga kush do hetohet.

Ne po bejme nje pakt per te mos u ndeshkuar.

Shqiptaret ndoshta nuk e dine se cfare eshte reforma ne drejtesi,nuk e dine cfare eshte byroja e hetimit por ata e dine cfare nuk duhet te jene ato:

Nuk duhet te jene pakte mes te korruptuarve te dy paleve,

NUk duhet te jene viza per te hyre ne ambasaden e shteteve te bashkuara

Nuk duhet te jene pengesa per te drejtesine,

Ceshtja eshte se pesha e shtyrjes se kesaj emergjence kombetare nuk eshte vetem shtyrja e reformes ne drejtesi.

Eshte shtyrja e reformave ne pergjithesi.

Shtyrja e kesaj reforme i ben nul te gjitha pretendimet e qeverise per reforma te cilat edhe pa reformen ne drejtesi mund te krahasohen me reforma aq sa cmund te krahasohet 21 janari me lagjen 21 dhjetori ne tirane apo nje kafaz papagalli me nje lagune shpendesh te lire.

Pse e them kete?

Qeveria betohet se ka ndaluar duhanin ne ambjente publike por nuk ndalon dot kriminelet te hyjne ne parlament se ska drejtesi
Qeveria betohet se ka ndaluar ndertimet pa leje por nuk ndalon dot marrjen e prpnave publike nga njerezit me pushtet se ska drejtesi
Qeveria pretendon se ka nderprere evazionin masiv me kupon tatimor por nuk ndalon humbjen e gati 400 milione eurove ne dogava dhe tatime se ska drejtesi
Qeveria pretendon se ka ulur cmimet por nuk ndalon dot dhenien e ekonomise me koncesion cka i trefishon cmimet se ska drejtesi sociale
Qeveria pretendon se ka penguar kalimin e semaforit me te kuqe por nuk ndalon dot ikjen e deputeteve nga postblloqet e policise se ska drejtesi
Qeveria pretendon se ka forcuar arsimin publik duke ndihmuar arsimin privat por nuk ndalon dot renien e shalles se arsimit shqiptar nen te gjitha vendet e rajonit pa perjashtim se ska drejtesi
Qeveria pretendon se po ben shtet por jane pakten 220 vendime dhe rreth 180 tendera publike te pabotuar ne flteroren zyrtare me pretendimin se ishte ceshtje kohe dhe mungese letre.E dini pse?Se ska drejtesi.
Qeveria pretendon se ka hapur vende pune dhe eshte e para qeveri qe kam pare te nxehet se si ka mundesi qe ka kaq shume pune por njerezit nuk po i marrin ato.

Pashe kryeministrin dje qe bertiste se shqiptaret luajne bixhoz,pine cigare dhe rrine ne kafene ndersa ai u jep pune po ata nuk i marrin.
Ky eshte i pari kryeminister ne bote qe i bertet njerezve se pse nuk punojne.
Te gjitha qeverite e botes ankohen dhe kerkojne ndjese se nuk hapin dot vende pune te mjaftueshme, ndersa kryeministri yne beson se ka hapur aq shume vende pune sa shqiptaret nuk po i marrin.

Kjo quhet ti kerkosh llogari popullit se pse nuk punon.

Por pyetja eshte kush nuk punon?
Ai qe ka marre votat per te hapur vende pune apo ai qe ka votuar per te gjetur pune?

Ironija eshte edhe me komike se kaq.
Ne Korce tha kryeministri ka nevoje per kasap,apo kasaper,por fatkeqesisht ka vetem juriste.

E kush e thote kete:njeriu qe ka futur ne parlament me shume kasape se juriste.
Une kam nje propozim per fabriken e Korces qe nuk gjen kasap:prit miratimin e ligjit te dekriminalizmit dhe me siguri do kesh me shume kasape se bageti per te therrur.

Ja pra se sa e shemtuar eshte e gjitha.

Jemi kthyer ne nje grup njerezish te cilet po bejne gjishka per ti hedhur popullit.

Ia hedhim me drejtesine, e akuzojme se nuk punon, e tallim se nuk meson, e pecmojme se eshte i varfer e cmojme se nuk na heq dot nga ky parlament.

Une edhe nje here dua te them se reforma ne drejtesi dhe byroja e hetimit nuk po pengohen nga asnje parim po pengohen reciprokisht nga palet ne kete kuvend te cilat duan te shtyjne ndeshkimin qe u takon me besimin se shqiptaret nuk kane fuqi dhe mundesi ti ndeshkojne ata kur u vjen rradha.

(er.nu/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: