Frankfurt Motor Show që zhvillohet në Gjermani, është shumë i rëndësishëm për prodhuesit vendas, të cilët garojnë mes tyre për makinat më të mira.
Në mënyrë që të që të jetë e para në tregun vendas, BMW ka zgjedhur këtë panair që të lancojë shtatë vetura, shkruan Telegrafi.
Të pranishmit kanë mundësi të shohin BMW 8 Series tërësisht të ri, modelin Z5, M5, 7 Series Edition 40 Jahre, i 3 të ripërpunuar, si dhe një SUV të paemëruar.
Por, ndër surprizat kryesore do të jetë makina e garave, që është e para nga linja e prodhimit M8.
Deri më tani dihet se do t’i ketë 500 kuajfuqi, por nuk është bërë i ditur asnjë detaj.
(m.k/BalkanWeb)