Nder trendët e fundit në industrinë e automobilizmit, janë largimi i çelësave dhe zëvendësimi i tyre me aplikacione nga telefonat smart.

Volvo ka bërë të ditur se së shpejti do të heqë çelësat, por nuk ka dhënë detaje tjera, teksa Tesla Model 3 do të hapet dhe mbyllet me anë të një kartele.

Së fundmi, edhe prodhuesi gjerman BMW ka njoftuar se po punon në këtë aspekt, ndërsa sipas të gjitha gjasave, çelësi mund të zëvendësohet me ndonjë aplikacion.

Jozyrtarisht bëhet e ditur se ky version do të aplikohet në modelin i8, 5 Series dhe 8 Series.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb