Kompania gjermane BMW do të mbrojë një pjesë të blerësve të saj, tek të cilët do të ndikojnë masat e fundit të ndërmarra për shkak të ndalimit të automjeteve me naftë në qytete.

BMW këtë javë ka nisur “premtimin me naftë” me të cilën iu garanton të gjithë përdoruesve lizing kthimin e modeleve me naftë pa kurrfarë kompensimi, nëse jetojnë deri 100 km larg qytetit që ka vendosur ndalimin e naftës.

Oferta e BMW-së është e vlefshme për periudhën 6 mars deri 30 qershor, por mundet edhe të zgjatet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: