SUEDI-Më në fund Bob Dylan ka tërhequr personalisht në Stokholm, çmimin Nobël për Letërsi. Një anëtar i akademisë suedeze ka thënë që këngëtari-poet ka marrë çmimin në një ceremoni të thjeshtë, në një hotel të kryeqytetit suedez në prezencë të anëtarëve të akademisë dhe të stafit të Dylan. ‘Cdo gjë shkoi shumë mirë’ dhe Dylan është një burrë shumë i sjellshëm’ ka thënë Klas Ostergren, pjesëtar i akademisë suedeze.

Tani saga e Nobel-it të Dylan ka mbaruar. Cmimi prestigjioz është në duart e ikonës së rok-ut, i cili ka tërhequr në Stokholm çmimin në një ceremoni të rezervuar dhe private pa praninë e gazetarëve dhe fotografëve.

Dylan ka mbërritur në Suedi fare pa bujë, bile i maskuar për të mos rënë në sy, tregon një anëtar i stafit të artistit dhe pjesëtarë të akademisë. Gjithçka zgjati fare pak dhe lajmin e kanë dhënë gazetarët e televizionit suedez Svt.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: