Kjo është skena e Live Aid të 1985, por ai në skenë nuk është Freddie Mercury por Rami Malek (Mr Robot), i riu aktor amerikan që do të vishet nën petkut e të paharrueshmit liderin të Queen në Bohemian Rhapsody, një film që Bryan Singer po xhirohet në Londër.

Fotoja është publikuar në ditën e ditëlindjes së artistit (që do të kishte mbushur 71 vjeç) dhe ka mjaftuar kjo foto e parë nga set-i i shpërndarë nga Entertainment Weekly, për të çmenduar fansat që mezi po presin filmin që do të dalë të sallat amerikane në 25 dhjetor 2018.

Filmi i shkruar nga Anthony McCarten, tregon pesëmbëdhjetë vitet e karrierës së artistit nga Zanzibar. Kështu ka dashur regjisori Bryan Singer që ka zgjedhur të niset nga 1970, pikërisht në vitin kur lindi Queen deri në performancën historike të 1985, në Live Ais, gjashtë vjet përpara vdekjes së Freddie.

Në pritje për të parë filmin ja një foto nga artisti që do të interpretojë rolin e të famshmit të ‘Show must go on”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb