Boksieri shqiptar, Nuri Seferi ka takuar në Francë, liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u arrestua dhe lirua me kusht nga gjykata franceze pasi qëndroi disa ditë në izolim pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Seferi shprehet se zëri jonë për lirimin e tij do të jetë edhe më i fuqishëm deri në pafajësinë plotë të Ramush Hradinajt.

“Sot kisha nderin te takoj nga afër gjeneralin e UCK-së Ramush Haradinaj. Zëri jonë për lirimin e tij do të jetë edhe më i fuqishëm deri në pafajsinë e plotë të luftës së UÇK- së”- ka shkruar boksieri shqiptar, në foton e publikuar në ‘Facebook’ ku shfaqen duke shtrënguar duart.

Kujtojmë se boksieri Nuri Seferi ishte pjesëmarrës dhe në protestën e zhvilluar në Colmar të Francës, për të kundërshtuar arrestimin e padrejtë të kreut të AAK-së.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: