Julien Lopetegui, trajneri i Spanjës, shpalli sot listën me 23 futbollistët të cilët do të grumbullojë për Botërorin e Rusisë.

Duke parë futbollistët e shumtë cilësore që “La Roha” ka natyrisht që do të kishte surpriza. Mjafton të përmendësh faktin se 4 futbollistë të Chelsea-s, Morata, Pedro, Fabregas dhe Alonso mbetën jashtë listës.

Gjigandi sportiv “Goal.com” ka bërë formacionin me 11 futbollistë spanjoll që nuk do të shkojnë në Rusi, dhe ai duket i frikshëm.

goal

Pjesë e këtij formacioni nuk janë futbollistë si: Sergi Roberto, Juanfran, Illaramendi, Luis Alberto, Suso, Moreno, Villa e të tjerë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb