Pasi e ka thënë disa herë si hipotezë duket se më në fund ka ardhur momentin që Usain Bolt të zbresë në fushë për të kuptuar nëse futbolli do të jetë e ardhmja e tij në sport, pasi t’i ketë dhënë lamtumirën garave të atletikës. Kampioni nga Xhamajka, rekordmen në garën e 100 dhe 200 metrave, ka deklaruar për “Premium Sport” se ditën e sotme do të zhvillojë një test me klubin gjerman të Borussia Dortmund, ndihmuar nga fakti se kanë një sponsor të përbashkët teknik “Puma”.

Kësisoj, 8 herë kampioni olimpik e ka seriozisht idenë për t’u bërë futbollist dhe duke përfituar nga ndalesa për shkak të ndeshjeve të kombëtares, të enjten do të paraqitet në klubin e Dortmund për të bërë një test të vërtetë. “Jam shumë i emocionuar, – ishin fjalët e tij për gazetarët. – Dua të kuptoj se sa vlej si futbollit. Më pëlqen të luajë si sulmues i majtë, duke qenë se jam mëngjerash dhe atje mund të shfrytëzojë shpejtësinë time. A më mungon atletika? Më ka marrë malli për garat, jo për atletikën.”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb