TIRANE-Analisti Arjan Curri ka bërë deklaratën e fortë në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, kur tha se së shpejti do të arrestohet një tjetër kryebashkiak në jug të vendit, pas arrestimit të kreut të bashkisë së Lezhës për tjeterësim pronash dhe shpërdorim detyre. Ai nuk dha emër konkret, por tha se është një kryebashkiak në jug të vendit nga radhët e PS që ka humbur mbështetjen.

“Të gjithë janë bashkë në këtë skandal. Kjo nuk ka asnjë dyshim. Secili ka marrë pjesën e vet. Unë jam njeri i ndjeshëm ndaj dinjitetit njerëzor. Ndjej një keqardhje në këtë rast. Për mua kësaj here fushata filloji me një arrestim. Fran Frroku do e ketë të vështirë të kandidojë dhe PD do ketë të vështirë të rimarrë këtë bashki. Reforma po jep efekte, peshqit e vegjël po kapen. Shumë shpejt një kryetar bashkie i jugut të Shqipërisë do të arrestohet. Ky kryetar, i cili duket se është nën siglën e PS-së, por në fakt e ka humbur mbështetjen e PS-së pasi ka kaluar në një fraksion tjetër”. Është çështje javësh ndodhja e këtij arrestimi. Me këtë skenar do të realizohet edhe ideja se nuk po godasim vetëm në një krah, por edhe në anën tonë”- tha Curri.

ybn

Kaq ka mjaftuar që në diskutim të ndërhyjë deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili theksoi se mund të jetë një kryebashkiak që Rama nuk i ka punët mirë dhe se mund të jetë vënë nga Koco Kokëdhima. Teksa iu përgjigj ngacmimeve të moderatores Eni Vasili, Salianji tha se mund të jetë kryebashkiakja e Sarandës, Floriana Koka.

“Padyshim që nëse ka një rast që do sulmojë Rama, do jetë ndonjë kundërshtar i jashtëm, ose i brendshëm, që mund ta ketë vënë Koço. Mund të jetë e Sarandës. Fakti që po paralajmërohen arrestime në tv, duken sesa serioze janë gjërat”- tha deputeti i PD.

Kujtojmë se në 5 maj të vitit të kaluar kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, ish-drejtori i Shërbimeve Publike, tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Oferta (KVO) si dhe dy mbikëqyrës punimesh janë kallëzuar penalisht në Prokurori për shkak se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 129.4 milionë lekësh. Kallëzimi u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka konstatuar një sërë shkeljesh, midis të cilave është edhe pagesa fiktive prej 64.4 milion lekë për punë të pa kryera.

Florjana Koka
Florjana Koka

(d.d/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: