TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, në një kohë kur në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores po diskutohet kërkesa e Prokurorisë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sali Berisha me anë të një statusi në FB, shkruan se kryeministrin Rama se po lobon nëpër Opozitë për të mos votuar pro heqjes së mandatit.

Statusi i plotë:

Pengmarrje!
Rama dorezohet para Tahirit!
Rama lobon fuqishem prane segmentesh te caktuara te opozites per te votuar kunder arrestimit te Sajmir Tahirit!

Kjo sepse Tahiri ka marre peng Edi Ramen! sb

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: