Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Bomba” e gazetarit: Kur u arrestua i forti në Durrës, shkuan persona me imunitet

ta

TIRANE- Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me të arrestuarin Durim Keçi, i kapur një ditë më parë në Durrës. Në emisionin “Opinion”, ai është shprehur se Keçi ka lidhje me politikën, dhe ekziston mundësia e mosekstradimit të tij drejt shtetit fqinj, pasi atje është i dënuar me 9 vite burg.

“Ngjarja e Elbasanit, ajo histori do të ishte harruar nëse nuk do të publikoheshin videot. Lajmin për arrestimin e Durrim Keçit e kam denoncuar unë. Është e vërtetë që ky person ka një dënim nga Italia. Fotoja që është me Blendi Klosin është në fushatën e vitit 2013.

Në momentin që skuadra operacionale e ka shoqëruar, persona me imunitet kanë qenë dje atje. Nuk dihet se pse kanë shkuar ata atje.

Lista e personave në kërkim nga Interpol asnjëherë nuk publikohet. Ky ka tre vite i dënuar dhe ka qenë qytetar i lirë. Me të drejtë zoti Basha thotë se mund të mos ekstradohet. Të gjithë ata që janë “bosë” dhe që kanë lidhje me krimin nuk ekstradohen”, tha Hoxha.

(BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .