Ekipi i Partizanit mund të quhet i kompletuar pas tre afrimeve të bëra deri më tani në merkaton e janarit, por idetë janë të qarta dhe drejtuesit e kuq nuk kërkojnë të ndalen me kaq. Pas Sukajt, Bonifejs dhe malazezit Çetkoviç, Partizani po synon të bëjë një super goditje duke afruar Agim Ibrahimin, lojtar që aktivizohet tek azerët e Astanes dhe kombëtarja e Maqedonisë.

Futbollisti nuk është më në planet e klubit të Astanës dhe siç raportojnë mediat në vend, por edhe vetë drejtuesit e klubit të kuq, 28-të vjeçari shumë shpejt pritet të bëhet pjesë e “demave”.
15977417_685128971667597_3144295001434635645_n
Nuk dihet me siguri nëse futbollisti do të zgjedhë të luajë në Superligë, por nëse diçka e tillë ndodh, padiskutim do të jetë një vlerë e shtuar për Partizanin por dhe për kampionatin tonë. Të kuqtë janë përforcuar ndjeshëm këtë sesion merkatoje dhe padiskutim që do të jenë pretendent mjaft i fortë për fitimin e kampionatit. Gaz Demi me këtë lëvizje afron një lojtar cilësor në ekipin e tij, por më së shumti kënaq të gjithë tifozët e Partizanit të cilët do të kenë një idhull më shumë në skuadrën e tyre të zemrës.

Më poshtë është një video ku futbollisti gjatë një takimi në “Champions League” shënon gol ngaj ekipit të njohur anglez, Chelsea.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb