SIRI- 28 persona u vrane mes të cilëve gra dhe fëmijë si dhe rreth 50 u plagosen nga bombardimi kundër një kampi refugjatësh në veriperëndim të Sirisë pranë kufirit me turqinë, njoftoi OSDH-ja.

Drejtori i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH), Rami Abdel Rahmane konfirmoi se sulmet ajrore kishin shënjestruar kampin që ndodhet pranë rajonit të Sarmada në veri të provincës Idleb, i kontrolluar kryesisht nga Fornti Al Nosra, degëzimi sirian i Al Kaedës.

Ai nuk përcaktoi se kush ishte pas këtyre sulmeve ndërkohë që qielli i Sirisë është i mbushur me avionë të regjimit, ata rusë dhe të koalicionit ndërkombëtarë të drejtuar nga SHBA-ja.

OJQ-ja theksoi gjithashtu se bilanci i të vdekurve mund të rëndohet për shkak të gjendjes shumë të rëndë të disa prej të plagosurve.
Duke folur për BBC-në, shefi i çështjeve humanitare të OKB-së, Stephen O’Brien, ka kërkuar të hetohet sulmi në kampin Kamouna, në provincën Idlib.
Raportet thonë se sulmi në zonën që kontrollohet nga rebelët, është kryer nga aeroplanët sirianë ose rusë, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Shtëpia e Bardhë e ka dënuar ashpër sulmin.
“Këta individë janë në gjendjen më të dëshpëruar që mund të imagjinohet dhe nuk ka asnjë justifikim kryerja e aksioneve ushtarake kundër tyre”, ka thënë zëdhënësi Josh Earnest.
Sulmi, të enjten pasdite, ka ndodhur një ditë pasi është konfirmuar zgjatja e armëpushimit.

Ushtria siriane dhe forcat rebele joxhihadiste kane rene dakort për armëpushim të përkohshëm përreth qytetit Alepo, pas presionit nga SHBA-ja dhe Rusia.

Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011.
Mbi 270,000 njerëz janë vrarë në luftime dhe gati gjysma e popullsisë është zhvendosur, kurse qindra te tjere jane mbytur ne detin Mesdhe en tentative per tu larguar nga lufta.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb