“Kudo ka kriminelë nëse shihni përreth. Situata është dëshpëruese”. Kjo ishte shprehja që shkroi në blogun e saj 30 minuta para se të vdiste gazetarja malteze Daphne Caruana Galizia, e cila u vra të hënën në Maltë, me një bombë të vendosur në makinë, afër shtëpisë së saj.

15 ditë para se të vritej, si raportojnë mediat lokale, nëna e tre djemve kishte marrë kërcënime me vdekje, por askush nuk ishte kujdesur që ta runate.

E njohur si gazetarja që zbuloi skandalin e “Panama Papers” për korrupsionin në Maltë, Caruana Galizia ishte kthyer në njerëzit më popullorë në Maltë, aq sa blogu i saj lexohej e kishte më shumë ndjekës se shumë media të tjera tradicionale. Faqja e internetit “Politiko” e ka përshkruar sëfundmi si një grua WikiLeaks.

Blogu i saj ishte një gjemb për politikanët dhe botën e krimit që mbizotëron në shtetin më të vogël të Evropës. Me anë të shkrimeve të fundit ajo tregoi me gisht kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat dhe dy nga ndihmësit e tij më të afërt, për lidhje me kompanitë off-shore. Daphne fliste edhe për banka që ndihmonin në pastrimin e parave të mafias e industrisë së lojrave të fatit në Maltë.
 Malta
Malta:
3020
Malta
DEKLARATAT
Ndërsa nuk ka ende asnjë të dyshuar për sulmin, presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca bëri thirrje për qetësi. “Në këto momente, kur vendi është i tronditur nga një sulm i tillë vicioz, unë i bëj thirrje të gjithëve që të masni fjalët, të mos gjykoni dhe të tregoni solidaritet“, tha ajo.

Me anë të një deklarate, reagoi edhe vetë kryeministri Muskat duke e cilësuar “sulmin barbar”, ndërsa shtoi se kërkonte që policia të mblidhte sa më shumë prova për të rënë në gjurmët e atentatorëve.

Të gjithë e dinë se znj. Caruana Galizia ishte kritike e ashpër ndaj meje si politikisht dhe personalisht, por nuk mund ta justifikoj këtë akt barbar”,- tha ai.

Muscat tha ndër të tjera se rastin do ta hetonin ekspertë të FBI dhe se ishte pikërisht ai që i kishtë kërkuar SHBA-ve ndihmë.

Vdekja e gazetares u përshkrua si një “vrasje politike” nga kreu i opozitës, Adrian Delia. “Ajo që ndodhi sot nuk është një vrasje e zakonshme. Kjo është pasojë e rënies totale të sundimit të ligjit që ka vazhduar katër vitet e fundit. Ne nuk do të pranojmë hetim nga ata që ishin në qendër të kritikave të Caruana Galizias”,- u shpreh ai.

SHPËRTHIMI
Bomba që shpërtheu rreth orës 14:00 me atë lokale, jo vetëm i mori jetën gazetares, por shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa makina tip Peugeot 108 u shkatërrua plotësisht e u nda në disa copa. Mediat lokale thonë se njëri nga djemtë e saj ka dëgjuar shpërthimin dhe ka vrapur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, pa mundur të bëjë dot asgjë për të ëmën.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb