Kampionati italian nuk është më i bukuri në botë, edhe pse me transferimin e Kristiano Ronaldos, pritet që do t’i rikthehet prestigji i munguar. Sigurisht, ata janë kampionati që nuk i shërbejnë spektaklit, por triumfit. Dhe një kuriozitet në lidhje me finalet e Botërorit tregon se golat vijnë pikërisht nga Seria A.

Vëzhgimi i bërë nga “Gazzetta Dello Sport” sqaron se lojtarët e marrë në konsideratë kanë qenë pjesë e klubeve italiane përpara se të luhej Botërori, pavarësisht se më vonë mund të jenë transferuar në ekipe të ndryshme. Për shembull, Kristiano Ronaldo në këto kushte do të analizohej në Botëror si lojtar i Realit të Madridit dhe jo i Juventusit. Nga “Meksikë 1970” deri në të ardhmen, janë realizuar 31 gola në finale dhe mesatarisht i bie 2.5 gola për ndeshje.

Nga këto, 27 gola kanë ardhur në harkun kohor të 90 minutave, ndërsa 4 të tjerët në shtesë. Lojtarët që kanë luajtur në Serinë A kanë shënuar 11 gola në ndeshjen e rëndësishme të këtij kompeticioni (në të gjithë historinë 15). Praktikisht kanë shënuar më shumë sesa ata të kampionatit spanjoll, të cilët kanë shënuar 5 gola dhe ata të Bundesligës, që kanë shënuar gjithashtu 5. Ky është një fakt që mund të bëjë me krahë skuadrën e Kroacisë që ka shumë lojtarë që luajnë në Serinë A dhe për më tepër në repartin e avancuar si Mario Manxukiç dhe Ivan Perisiç. Në skuadrën e Francës, i vetmi lojtar që luan në Itali është Matuidi për skuadrën e Juventusit. Historia nuk është gjithçka, por në këto nivele shërben për të kuptuar shumë.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/bomberat-e-finales-vijne-nga-italia-arsyeja-qe-ben-me-krahe-kroacine/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb