Rezultatet negative të Milanit përveç trajnerit Montella po i vuan shumë edhe kapiteni Leonardo Bonucci. Në takimin e fundit kundër Genoa-s ish-juventini u dënua me karton të kuq duke marrë edhe më shumë kritika.

Mediat italiane raportojnë se kapiteni i “djallit” ka hequr dorë nga shiriti që nga ndeshja me Sampdoria-n, por kanë qenë shokët e skuadrës ata që nuk e kanë pranuar këtë vendim.

“Nëse jam unë problemi, shiritin e keni këtu. Merreni dhe jepjani atij”, mësohet të ketë thënë Bonucci duke propozuar që kapiten të jetë sërish Rikardo Montolivo.

Por një propozim i tillë është refuzuar nga skuadra dhe të gjithë kanë shprehur besim te mbrojtësi italian, i cili shikohet si një nga shtyllat e ringritjes së Milanit në nivelet e larta.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb