Miss Bosnja me hiret e saj siguroi vendin në kopertinën e “Playboy” pak vite më parë (2008). Por sot modelja e Playboy-t Slobodanka Tosic po kërkohet nga policia boshnjake pasi ajo u arratis ndërsa ishte në arrest shtëpie.

Slobodanka 6

Një histori e pazakontë që përfshiu bukuroshen 30-vjeçare që u përdor me apo pa dëshirën e saj nga krimi. E sot ‘dama e zezë’ apo ‘engjëlli i vdekjes’ duket se ka çmendur bosët e krimit në Bosnje.

Slobodanka 1

30-vjeçarja akuzohet se futi në kurth me joshjen e saj një prej kokave të krimit në vend, ish-të dashurin e saj Djordje Zdrale, të cilin e nxori në pritë, me qëllim që të ekzekutohej nga rivali i tij, Darko Elez, aktualisht partneri i modeles. Ajo u dënua me dy vjet e gjysmë arrest shtëpie, por më pas, u arratis për në Serbi për t’i shpëtuar burgut, shkruan Daily Mail.

Nëna e 30-vjeçares ka folur për mediat duke deklaruar se vajza e saj nuk do të dorëzohet kurrë. “Nuk ka asnjë mënyrë për që ajo të dorëzohet. Ajo nuk do të kthehet më në Bosnje, pasi nuk ka besim te drejtësia këtu”, është shprehur nëna e Slobodanka.

“Ajo është një vajzë e shkëlqyer dhe rinia e saj u shkatërrua nga ky rast. Ajo nuk po fshihet, por ajo është e lodhur nga e gjithë kjo. Ajo ndjehet e pafuqishme”, tha nëna e saj.

Ajo iku në Kroaci në vitin 2014, ndërsa gjykimi i saj ishte duke u zhvilluar, por u ekstradua përsëri në vendin e saj për të dalë në gjyq pas një goditje policore të fshehtë të quajtur “Operacioni Kukulla” vitin e kaluar.

Jadranka, nëna e Slobodankës
Jadranka, nëna e Slobodankës

Djordje Zdrale, bos i botës boshnjake të krimit, kishte përfunduar në shënjestrën e të dashurit të ri të modeles, Darko Elez, edhe ky figurë e njohur e mafies lokale.

Djordje Zdrale dhe Darko Elez
Djordje Zdrale dhe Darko Elez

Gjithçka ndodhi në vitin 2006 dhe ajo që ndodhi ngjan me skenat e filmit “Kumbari”, por e spostuar në vendin ballkanas.

Slobodanka, është gjithashtu e dyshuar se ka marrë pjesë në të paktën 5 vrasje të tjera dhe një seri grabitjesh milionere. Ajo është në kërkim nga Interpol.

Slobodanka 5
Duke rrëfyer ngjarjen e atëhershme Daily Mail shkruan se Slobodanka kontaktoi ish-in e saj duke e tërhequr në grackë me premtimin për t’u pajtuar dhe ai, ende i dashuruar marrëzisht, pranoi ta takonte.

Zdrale niset për në vendin e takimit, por atje përveç modeles gjen edhe vrasësit e Elez. Këta të fundit hapin zjarr, por për shkak të rrethanave Zdrale arrin t’ia hedhë me disa plagë të lehta.

Slobodanka 3

Nëna e modeles, Jadranka tha se e gjithë familja – babai i saj Goran dhe motra që është kick boksiere Sanja Tosic – janë pas Sllobodankës dhe janë “krejtësisht të sigurt” se ajo është e pafajshme.

Slobodanka 7
Ajo shtoi: “Ne të gjithë shpresojmë se kjo do të përfundojë së shpejti, dhe me një fund të lumtur. Unë shpresoj se Gjykata Kushtetuese do të gjejë parregullsi në procesin gjyqësor të mëparshëm. Dhe unë shpresoj se do ta bëjë së shpejti. Unë dua vajzën time në shtëpi. Dhe unë dua që t’i kthehet mbrapsht jeta e saj”.

Slobodanka 2

Por deri atëherë Slobodanka mbetet në kërkim jo vetëm nga policia por edhe nga bosët e krimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: