Qeveria dhe deputetët ikin në Francë ku pritet hapja e ‘Euro 2016’, ndërsa mbetet e zbrazët salla e Kuvendit. Në poltrona duken diku disa deputetë të opozitës, ndërsa nga foltorja e qeverisë, vetëm ministrja Kodheli që po ndjek deklaratat e së djathtës.

Ndërkaq ata 5 deputete nga e djathta shpërthyen në akuza ndaj së majtës, duke u shprehur se situata aktuale është paradoksale. Avioni nisej ne 15 e 15 minuta dhe shume deputete, si te majtes dhe te djathtes konfirmuan se kane prere bileta per ne France. Ne kahun opozitar qendrojne ulur diku 4-5 deputete, kurse nga e majta, stoik i vetem ne llogore, Shkelqim Cani.

Panorama e salles bosh vjen pak kohe pas sherrit qe shpertheu ne Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe deputeteve te opozites. Pak pasi u qetesuan ujrat, kryeministri Edi Rama tha publikisht se do të braktiste Kuvendin sepse do të ishte në Francë për të ndjekur futbollin.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: