SARAJEVË- Kreu politik i boshnjakëve myslimanë, Bakir Izetbegovic u kërkoi sot serbo-boshnjakëve të pranonin të vërtetën mbi krimet e kryera nga Ratko Mladiç duke e cilësuar si të vetmen rrugë për një të ardhme më të mirë në këtë vend.

“Askush nuk duhet t’a cilësojë si një hero, të kompozojë këngë, apo të krenohet me krimet e tij”, deklaroi anëtari boshnjak i presidencës tripalëshe boshnjake me një serb dhe një kroat.

Duke u shprehur në Sarajevë para shtypit, ai u shpreh i bindur se serbo-boshnjakët nuk do të identifikohen me krimet e tij, që duhet të peshojnë në shpatullat e Ratko Mladiç dhe jo mbi ato të popullit serb.

“Është thelbësore për të ardhmen e Bosnje-Hercegovinës, veçanërisht për marrëdhëniet ndëretnike, të heqim një peshë të tillë nga shpatullat e popullit për ta vendosur mbi ato të individëve të tillë”, theksoi ai, raporton ata.

“E shkuara është pas nesh, ia vlen t’i referohemi vetëm në masën ku është premtimi për një të ardhme më të mirë”, shtoi ai.

Bakir Izetbegovic është djali i Alija Izetbegovic, kreu i boshnjakëve gjatë luftës së viteve 1992-95, një konflikt që shkaktoi 100 000 të vdekur dhe 2,2 milionë të zhvendosur në Bosnje. Alija Izetbegovic vdiq në vitin 2003.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb