Për të mbërritur në Botërorin e Rusisë i cili zhvillohet verën e ardhshme ka mbetur rreth një vit. Si rrallherë, kur ndodhemi kaq kohë larg evenimentit më të rëndësishëm të futbollit, problemet apo shqetësimet e FIFA-s nuk janë çështjet organizative apo të stadiumeve, por të tifozëve.

Jo më larg se në Europianin e Francës, në Marsejë ndodhi një përleshje mes tifozëve rus dhe atyre anglez. Ky duel duket se nuk ka mbaruar me aq, por tashmë ka kaluar në një dimension tjetër.
huliganet
Tifozët më radikalë rusë, nëpërmjet një dokumentari të BBC, kanë bërë një paralajmërim për një luftë të hapur me tifozët anglezë gjatë Kupës së Botës të vitit 2018, si për të përsëritur ngjarjet e turpshme në rrugët e Marsejës.

Dokumentari i BBC tregon edhe mënyrën sesi stërviten huliganët rusë për të qenë gati për verën e ardhshme. Një nga protagonistët e betejës së Marsejës e shpreh qartë paralajmërimin duke thënë: “Ushtria e huliganëve rusë është gati, anglezët të vijnë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Është mëse e sigurt se dikush do të ndërmarrë ndonjë veprim”.

Një tjetër huligan rus shkon akoma më tej, duke parashikuar një “ferr të vërtetë” në “Rusi 2018”, duke thënë se për dikë Botërori do të jetë festival i futbollit, për të tjetër do të jetë festivali i dhunës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb