Argjentina ka marrë të enjten në mbrëmje për herë të parë kryesimin e grupit eliminator të Amerikës së Jugut për Botërorin 2018 në Rusi, falë golit të shënuar nga Lionel Messi, mjaft deciziv në ndeshjen ndaj Uruguajit (1-0).

Pas 47 ditë tërheqje nga aktiviteti ndërkombëtar, Messi u bashkua me Albiceleste duke treguar vlerat e veta.

Argjentina ka dominuar në pjesën e parë, por duhet të vinte minuta e 43-të, kur Messi ka depërtuar mjeshtërisht mes mbrojtjes uruguajane, duke shmangur edhe portierin Fernando Muslera, për të shënuar golin e fitores.

Me këtë fitore të tretë, Argjentina ka tashmë 14 pikë, një më shumë se ndjekësi më i afërt, Uruguaji (2, 13 pikë). Kolumbia është në vendin e 3-të (13 pikë) pas fitores 2-0 ndaj Venezuelës.

Neymar (72, penallti) dhe golat e Gabriel Jesus në fund të ndeshjes (87, 90+2), i kanë dhënë fitoren Brazilit nën drejtimin e seleksionerit të ri, Tite dhe Seleçao vazhdon të shpresojë (vendi i 5-të, 12 pikë).

Rezultatet e ndeshjeve të javës së 7-të janë:

Në Paz, Bolivi–Peru 2 – 0

Në Barranquilla, Kolumbi–Venezuelë 2 – 0

Në A Quito, Brazil–Ekuador 3 – 0

Në A Mendoza, Argjentinë–Uruguaj 1 – 0

Në Asuncion, Paraguaj–Kili 2 – 1

Klasifikimi: P N F B H GOL dif

1. Argjentinë 14 7 4 2 1 7 4 +3

2. Uruguaj 13 7 4 2 1 12 5 +7

3. Kolumbi 13 7 4 1 2 11 8 +3

4. Ekuador 13 7 4 1 2 12 10 +2

5. Brazil 12 7 3 3 1 14 8 +6

6. Paraguaj 12 7 3 3 1 9 7 +2

7. Kili 10 7 3 1 3 13 12 +1

8. Bolivi 6 7 2 0 5 9 13 -4

9. Péru 4 7 1 1 5 6 14 -8

10. Venezuelë 1 7 0 1 6 7 19 -12

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: