Shorti i grupeve për Kupën e Botës 2018 në Rusi, më 1 dhjetor në Moskë, do të hidhet me katër vazo ku përfshihen 32 ekipet pjesëmarrëse, por ndarja nëpër vazo do të bëhet në bazë të klasifikimit të FIFA-s për shtetet në muajin tetor, bëri të ditur FIFA.

“Të gjitha ekipet do të ndahen në vazot 1-4 sipas kritereve sportive me tetë ekipe në secilën prej tyre. Por, vendimtar do të jetë klasifikimi i muajit tetor 2017 i FIFA-s”, theksonte FIFA.

Dy kombe të një konfederate nuk mund të jenë në të njëjtin grup.

Klasifikimi i FIFA-s i 16 tetorit do të jetë vendimtar për ndarjet në vazo pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin. Ndërsa në nëntor do të luhen ndeshjet e play off-it.

Shorti do të hidhet më 1 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Kremlin (Moskë) me një kapacitet prej 6 mijë vendesh.

Rusia do të presë Kupën e botës nga 14 qershori deri më 15 korrik 2018. 12 stadiume në 11 qytete të vendit, do të presin ndeshjet e Boterorit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb