Duhen më pas se 1 muaj nga fillimi i Botërorit në Rusi por përgjatë gjithë kësaj kohe nuk kanë rreshtuar kërcënimet e ISIS. Organizata terroriste vetëm pak ditë më parë paralajmëroi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin se do të paguante për vrasjen e myslimanëve.
Sot ISIS ka bërë një tjetër kërcenim ku në foton e publikuar prej tyre shihen Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy personazhe që janë prej kohësh në objektiv.
Foto ishte e shoqëruar me disa fjalë: “Gjaku juaj do ta lajë tokën”.
Në Rusi frika është duke u rritur pasi nuk përjashtohet mundësia që kërcënimet të kthehen në vepra.
(e.k/BalkanWeb)