Luca Modric, mesfushori i Kroacisë, është bindur në fitoren e ekipit të tij kur të përballet të enjten me Argjentinën, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D të Botërorit.

“Ne do të luajmë një ndeshje shumë të mirë kundër Argjentinës. Padyshim që do të jetë shumë e vështirë, por mendoj se mund të marrim tre pikët, – tha Modric. – Do të luajmë për fitore, sepse ky rezultat na jep mundësinë të realizojmë objektivin e parë që i kemi vënë vetes në Rusi. Duhet të bëjmë më të mirën tonë për t’ia dalë mbanë. I gjithë presioni është mbi Argjentinën, sepse nuk mund të humbasë.”

Kujtojmë se Kroacia renditet në vendin e parë në këtë grup pas fitores me Nigerinë, ndërsa Argjentina ndan vendin e dytë me Islandën pas një ndeshje të mbyllur me shifrat 1-1 mes tyre.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb