Brazili i ka dhënë ‘3 shpulla’ organizatorëve të Botërorit, Rusisë, sot në ndeshjen miqësore të luajtur në stadiumin “Luzhniki” të Moskës.

‘Seleçao’ e nisi në mënyrën më të mirë takimin duke bërë presion në portën e vendasve, por Rusia arriti t’i bëjë ballë presionit të brazilianëve deri në fundin e pjesës së parë. Më pas, në fraksionin e dytë të lojës ishte një tjetër histori.

Miqtë gjetën golin e parë në minutën 53-t me internistin Miranda, i cili ka dërguar topin në rrjetë shumë afër portës. Shatë minuta më vonë, Brazili ka pasur mundësinë të dyfishojë, por Paulinho ka bërë një gafë me portën e boshatisur. Një gol i dytë që ka ardhur dy minuta më vonë me penalltinë e transformuar në gol nga Philippe Coutinho.

Paulinho ka shlyer gabimin e tij në minutën e 66-të duke realizuar golin që ka fiksuar shifrat në 3-0 për brazilianët, të cilët kanë bindur dhe kanë treguar se mund të fitojnë me lehtësi edhe pa Neymar, i cili po rikuperon nga operacioni në këmbën e djathtë. Skuadra e Tite do të kthehet përsëri në fushë të martën e ardhshme, kur do të përballet me Gjermaninë në Berlin, ndërsa Rusia do të presë në Shën Pjetërburg Francën.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: