TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Integrimit dhe deputetja e PD-së, Majlinda Bregu është takuar sot me Edita Tahirin, Ministren për Dialog të Kosovës.

Në një postim në statusin e saj Facebok, mbrëmjen e së hënës, Bregu deklaron se “Sot në takim me Edita Tahirin, Ministren për Dialog të Kosovës”.

“Me kënaqësi për lajmin e mirë të lëvizjes së shpejti pa viza në Europë të qytetarëve të Kosovës, me bindjen se thellimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë e Kosovës në kuadër të procesit të Integrimit Europian është domosdoshmëri dhe me besimin se dialogu Prishtinë Beograd nën mbështetjen dhe kujdesin e BE-së, do të normalizoje marrëdhëniet jo të lehta mes Kosovës e Serbisë dhe është një garanci me shumë për një rajon të stabilizuar”, shkruan Bregu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: