TIRANË-Majlinda Bregu, deputetja demokrate ka qenë e ashpër në reagimin ndaj Shukri Xhelilit, kryebashkiakut të Peshkopisë të cilit iu publikua një video intime me një femër. Sipas, Bregut, Shukri Xhelili është një fëlliqësirë më shumë që i shtohet mozaikut që pasurohet çdo ditë me poshtërsi ndaj grave e vajzave.

“Ky Shukriu, zgjedhur si “më i miri”për të drejtuar Bashkinë e Peshkopisë, është një fëlliqësirë më shumë që i shtohet mozaikut që pasurohet çdo ditë me poshtërsi ndaj grave e vajzave.
Por si dhe ai i Sarandës para dy vitesh është pusht pushteti. Me këtë pjesë ia vlen të merremi. Se mund të ndodhë që ky t’i shpëtojë edhe veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, meqë vajza nuk ishte minorene.
Kur Agron Cane që kërkonte seks me një 14 vjecare u dënua vetëm me 2 vjet burg, largqoftë ky del nga kjo histori vetëm me pushim nga puna!
Pastaj se si dukej Shukriu në video është hajgare. Dhe kjo vetem e bën edhe më të shpifur të gjithën”, shkruan Bregu duke publikuar kete foto:
majlindabregu

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: