TIRANË – Dhuna e përditshme, terrori me të cilin jetojnë çdo ditë qytetarët shqiptarë e ka emrin “feminicid” dhe ai duhet ndalur me një shkundje të përgjithshme të politikës dhe institucioneve shqiptare.

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, duke marrë shkak nga vrasjet e fundit në vend, veçanërisht nga ato ndaj grave e vajzave, ka lënë një mesazh në rrjetet sociale në të cilin bën një thirrje publike.

“Një tjetër grua u vra sot në Fier nga bashkëshorti, një tjetër u godit barbarisht në Bulqizë, një tjetër u godit me gur dje në Rubik, 2 vajza të reja u vranë brenda 2 javëve! Ky është terrorizëm i përditshëm, – shkruan Bregu. – Ky është feminicid!

I bëj thirrje të gjithë vendimarrësve e politikë-bërësve, duke nisur nga Presidenti, Kryeministri e të vetët në qeverinë që veç strategjive-paradë, dëshpërimin ka rilindur deri më sot, ne në Parlament, pushteti lokal, Prokurori i Përgjithshëm, KLD, Kryetarët e Gjykatave, shoqëria civile e media, të përfshihemi po me aq seriozitet sa duam të përfshihemi në frontin kundër kërcënimit nga terrorizmi në botë, në një shkundje institucionale e të agjensive ligjzbatuese për të bashkërenduar marrjen e masave emergjente dhe afatgjata, kundër këtij terrorizmit të përditshëm që quhet feminicid,”- nënvizon Bregu.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: