Hetuesit francezë kanë filluar hetimet në banesën e sulmuesit 31 vjeçar, Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, ku po kërkojnë dëshmi që lidhin me sulmin mbi turmë.
Akoma nuk dihen shkaqet e sulmit në Nisë, ku të vrarë mbeten 84 persona.

Franca mbrëmë ka përjetuar një tmerr në Nisë kur një terrorist teksa drejtonte një kamion ka sulmuar një turmë personash që ishin duke festuar përgjatë shëtitores buzë detit.

Si pasojë, nga sulmi i tij edhe me armë, kanë gjetur vdekjen 84 persona ndërsa rëndë për jetën janë 50 persona.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: