LEZHE- Shtëpia e shefit të Qarkullimit të Mirditës, Gjovalin Toma, është qëlluar me breshëri armësh në orët e para të së shtunës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Gjovalin Toma është shprehur i befasuar nga ngjarja, pasi sipas tij, ai nuk ka asnjë konflikt.

Ai pretendon se autorët mund të kenë gabuar shenjestër, pasi nuk ka patur asnjë konflikt.

Autorët kanë goditur vetëm pjesën e kuzhinës, ndërsa vetë Toma ndodhej në banesë në kohën kur ka ndodhur ngjarja. Plumbat kanë goditur muret e shtëpisë, ndërsa dy prej tyre kanë depërtuar në brendësi të banesës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet/ Sakaq, janë ngritur postblloqe për kapjen e autorësve. Ende nuk dihen shkaqet, por do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë ngjarjen. Mësohet se janë ngritur disa pista hetimi ndër të cilat dhe ajo për shkak të detyrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: