TIRANE- Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në Tiranë ka rënë edhe breshër. Gjatë një lidhje telefonike për News24, meterologia Tanja Porja tha se duke nisur nga dita e nesërme do të kemi një ulje drastike të temperaturave, ndërsa situata më problematike do jetë gjatë mbrëmjes së sotme në pjesën veri-lindore. Ajo tha se në fundjavë nuk përjashtohen reshjet e borës.

“Në orët vijuese deri në oren 20-21 të darkës së sotme do jetë situatë problematike në pjesën veri-lindore, ndërsa në mesnatë do të kemi një përmirësim të situatës. Ekziston mundësia që flokët e dëborës t’i shohim në 90% të territorit në ditët në vijim dhe nuk përjashtohet edhe kryeqyteti”- tha Tanja Porja.

Ndër të tjera metorologia, Tanja Porja tha se duke nisur nga nesër do të ketë një rënie drastike temperaturash dhe nga datat 19 deri në 21 janar në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

“Duke nisur nga dita e nesërme do të kemi një ulje drastike temperaturash, ndërsa nga fundjava dhe fillimi i javës tjetër do ketë flokë dëbore në pjesën më të madhe të territorit duke përfshirë edhe zonat e ulëta”- tha Porja.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: