Skocia votoi masivisht, në nivelin 62%, për të qëndruar në BE dhe kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, menjëherë përmendi mundësinë për një referendum të dytë mbi pavarësinë, pas atij të humbur në vitin 2014.

“Mundësia për një referendum të dytë duhet të jetë në tavolinë dhe do të jetë në tavolinë”, deklaroi Sturgeon, shefe e partisë indipendentiste SNP, që prej rezidencës së saj në Edimburg.

Disa orë më herët, ajo kishte paralajmëruar se Skocia e sheh të ardhmen e saj në BE, duke i hapur kështu derën një konsultimi të ri.

Sturgeon ka përsëritur prej disa muajsh se një Brexit mund të sjellë një referendum të ri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: