BRITANI E MADHE – A mundet një grua vetme që të ndalojë jo një, por dy hajdutë në aksion?! Kështu ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku një grua, në një lagje në jug-perëndim të Londrës, arriti të jepte një ndihmë të rëndësishme policisë dhe para së gjithash të parandalonte një grabitje.

Ngjarja ka ndodhur më 10 janar të këtij viti rreth orës 16:00. Gruaja ndodhej në kopshtin e shtëpisë së saj kur papritur ka dëgjuar të bjerë alarmi i banesës së fqinjit përballë. Menjëherë shkoi në vendngjarje, pa dy hajdutët që ishin në shtëpi dhe u përpoq e vetme të bllokojë njërin prej tyre që po tentonte të largohej.

Të dy më pas u larguan me një makinë, por gruaja shënoi targën dhe njoftoi menjëherë policinë. Kjo e fundit mundi të ndalojë makinën dhe të arrestojë njërin prej tyre, me akuzën e grabitjes.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb