Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Britani e Madhe, gruaja sjell në jetë një fëmijë pas 7 vjetësh në menopauzë (Foto)

BRITANI E MADHE – Një grua ka sjellë në jetë një fëmijë, për të cilin mjekët fillimisht dyshuan se bëhej fjalë për kancer në vezore, 7 vite pasi kishte hyrë në menopauzë.

47-vjeçarja Tess Morten muajt e fundit ndihej e pafuqishme dhe e fryrë e për këtë arsye ajo shkon të bëj një vizitë raporton Daily Mail. Mjekët filluan të dyshonin për më të keqen, por në fakt rezultoi se 47-vjecarja ishte shtatzënë 3 muaj e gjysmë.

“Kur mjekët më treguan bebin në eko, isha e trembur, e emocionuar dhe e habitur. Prej 7 vjetësh kisha hyrë në menopauzë dhe nuk e dija që kjo gjë mund të ndodhte. Ndihem e bekuar”, është shprehur 47- vjeçarja.

Çifti ishte martuar në vitin 2003 por nuk kishin lindur fëmijë deri në janar në vitit 2017, kur erdhi në jetë vogëlushja Molly.
(er.cu/BalkanWeb)


Komente ( 1 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.