‘Hiqni rrobat dhe largoni tabutë’, është motoja e skuadrës së sportistëve të Universitetit Warwick Roëers, që prej vitesh zhvishet për të realizuar një kalendar, fondet e të cilës shkojnë për një shoqatë që lufton kundër homofobisë në sport.
Pavarësisht qëllimit të mirë, Instagrami nuk u ndal për të ç’aktivizuar adresën e tyre.
Sportistët kanë denoncuar në Twitter dhe në një letër të dërguar për Times, vendimin e marrë nga rrjeti social, duke marrë aprovimin e web-it dhe të shumë personazheve Vip.
Pas më pak se 24 orësh platforma e famshme ka kërkuar falje: ‘Kërkojmë falje, ishte vetëm një gabim’.
(da.xha/BalkanWeb)