LONDËR- Rreth 360 kilogramë kokainë, me një vlerë prej 60 milionë euro u gjetën në dy plazhe në lindje të Anglisë. Lajmi u bërë i ditur nga Agjencia Kombëtare Britanike Kundër Krimit (NCA).
“Çantat e para që mbanin pako me kokainë u zbuluan të enjten në mesditë në një plazh të Hopton, pranë portit ‘Great Yarmouth’ në Norfolk”, deklaroi policia.

“Çantat e tjera që mbanin një sasi më të vogël të drogës u gjetën sot në mëngjes në një plazh në Detin e Veriut në Caister-on-Sea”, theksoi Agjencia.

Sipas NCA-së sasia e përgjithshme e kokainës së kapur është rreth 360 kilogramë dhe kap vlerën e rreth 50 milionë sterlinave (58,6 milionë euro).
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: