Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Britania ‘frikë’ nga hakmarrja pas sulmeve në Siri, zbulohet çfarë mund të bëjë Rusia

putin-698330

BRITANI- Pak ditë pas sulmit që SHBA dhe aleatët ndërmorën ndaj regjimit të Asad në Siri, frika e hakmarrjes nga Rusia ka ‘pushtuar’ Britaninë e madhe, e cila është një nga vendet që mori pjesë në sulmet me raketa, pasi regjimi sirian sulmoi me armë kimike popullin e vet.

Zyrtarët e inteligjencës në GCHQ dhe Ministrinë e Mbrojtjes janë në gatishmëri për të goditur përsëri nëse Kremlini nis luftën kibernetike. Sekretari i Jashtëm Boris Johnson pranoi dje kërcënimin, duke thënë se Britania duhej të merrte “çdo masë paraprake të mundshme” për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

Ekziston frika se sistemet vitale të transportit, furnizimet me ujë, rrjetet e gazit, bankat, spitalet dhe madje edhe kontrolli i trafikut ajror mund të hakohen nga Rusia në përgjigje të sulmit ndaj objekteve të armëve kimike të Bashar al-Assad, raporton Daily Mail.

Sipas burimeve të Inteligjencës britanike ekziton frika se hakmarrja mund të përfshijë publikimin në internet të të ashtuquajturit ‘kompromat’, i cili është një informacion komprometues për deputetët apo figura të tjera publike.

Ndërkohë Sekretari i Jashtëm Johnson ka mbështetur vendimin e kryeministres britanike, Theresa May për t’iu bashkuar sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Francës, për të qëlluar bazat e armëve kimike në Siri, duke thënë se ai vendim ka qenë hapi i duhur për të dënuar përdorimin e armëve kimike.

(BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • AAA

    cjane keto informacione kompromentuese per deputetet britanike, dmth keta anglezet nuk qenkan dhe aq te paster dhe te drejte sa hiqen 🙂