Nëse në tentativën e parë nuk ia del me sukses mund ta provosh përsëri, pastaj provoje përsëri e përsëri deri në fund. Kjo është motoja e një 42-vjeçari nga Britania e Madhe i cili ka arritur të marrë patentën vetëm në tentativën e 33-të.

Sipas Mirror Christian Whiteley-Mason, ka ndërruar plot 14 instruktor, ka shpenzuar 10 mijë paund në 25 vjet përpjekje për të marrë patentën, por në fund ia doli. “Nuk mund ta besoj se pas kaq shumë vitesh arriti të marrë patentën që aq shumë e dëshiroja. Jam ende nën shok” – ka thënë instruktori i fundit i 42-vjeçarit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb