Uashingtoni dhe Bashkimi Europian njoftuan sot se po përpiqen të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për dy palët sa më shpejt të jetë e mundur në konfliktin e krijuar pas taksave të reja mbi importin e çelikut dhe aluminit në SHBA shkruan Atsh.

“Kemi rënë dakord që të fillojmë menjëherë një proces të diskutimeve me presidentin Trump dhe administratën Trump mbi dosiet tregtare që na shqetësojnë, përfshirë edhe çelikun dhe aluminin, për të gjetur një zgjidhje të pranuar të përbashkët”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të sekretarit amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross dhe të Komisioneres Europiane të Tregtisë, Cecilia Malmstrom.

Donald Trump kishte njoftuar më 8 mars se do të vendoste taksa mbi importin prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin për të mbrojtur industrinë amerikane dhe garantuar sigurinë kombëtare të vendit, duke ngjallur një valë proteste, kryesisht nga ana e BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: