Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker është shprehur i gatshëm të emërojë një komisioner të ri britanik në ekipin e tij pas dorëheqjes së Jonathan Hill.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker u shpreh i gatshëm të emërojë një komisioner të ri britanik në ekipin e tij pas dorëheqjes së Jonathan Hill, përfaqësuesi aktual i Britanisë së Madhe (BM) në ekzekutivin evropian.

“Presidenti Juncker është gati të diskutojë sa më shpejtë me kryeministrin britanik për emra potencialë për një komisioner me kombësi britanike”, sipas një komunikate të komisionerit.

Për sa i përket portofolit të Hill, ai do t’i kalojë zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian të ngarkuar për euron, Valdis Dombrovskis.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: