Gianluiggi Buffon, portieri i kombëtares italiane, në konferencën për shtyp para përballjes me Shqipërinë është shprehur se një Botëror pa emrat tradicional të këtij kompeticioni do të jetë i çuditshëm. Gardiani shtoi se sfida para publikut kuqezi do të jetë një kënaqësi.

Mbledhja e një dite më parë me ekipin
Sa i përket mbledhjes së një ditë më parë, ishte diskutim normal. Nuk kemi asgjë për të fshehur, sepse mbledhja është bërë me dijeninë e trajnerit.

Holanda është pothuajse jashtë, ndërsa Argjentina rrezikon shumë. A është system i duhur duek qenë se edhe Italia shkon në plej of, apo mendoni se ka meritokraci?
Për sa i përket modaliteteve kam dy mendime të kundërta. Të mendosh një botëror pa Holandën dhe Argjentinën është gati e pabesuehsme për historinë që kanë ato. Por nga ana tjetër është shumë e bukur të shohësh skuadra të vogla që përkushtohen dhe me shumë sakrificë arrijnë të mbërrijnë në nivele kaq të larta. Mendoj se shanset janë të njëjta për të gjitha.

Gjysma e stadiumit do të dojë fanellën tuaj nesër…
Më vjen mirë që kthehem të luaj këtu pas 23 vitesh. Kam luajtur në vitin 1995 në një Teuta-Parma. Kthehem dhe e gjej Shqipërinë në një gjendje të mirë, jo vetëm në futboll, por edhe fusha të tjera.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: