Nuk ishte thjesht një ndeshjes e radhës për Buffon përballja me Shqipërinë por një ndeshje me shumë rëndësi për legjendën e portës italiane sepse ishte e 1000-ta në karrierën e tij. Por edhe për portierin tonë Thomas Strakosha kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë në memorien e tij pasi mbronte për herë të parë portën e Kombëtares shqiptare. Si një legjendë e futbollit dhe një portieri i madh Buffon ka komentuar edhe debutimin e Strakoshës nga ku e vlerësoi paraqitjen e 22-vjeçarit në humbjen e Shqipërisë 2-0 kundër “axurrëve”.

“Strakosha bëri debutim pozitiv, u tregua shumë i zoti. Me Lacion ka bërë paraqitje të mira në kampionat kur nuk është Marketi. Po i bën gjërat siç duhet dhe mendoj se e ka merituar debutimin”, u shpreh Buffon.

Ndërkohë nuk kanë munguar as fjalët për popullin shqiptar nga Buffon.

“Më vjen shumë mirë që mora përgëzime nga populli shqiptar, pasi është një popull shumë i lidhur me ne historikisht jo vetëm sa i përket futbollit. Kemi një miqësi shumë të fortë”, tha Buffon.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: