TIRANË– Pavaresisht performances në Itali, ekipi i Juventusit nuk po arrin të tregojë vlera në kompeticionet evropiane, eshte shprehur portieri Gianluigi Buffon, sipas te cilit, ekipi torinez nuk ka lojtare te nivelit te Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos për të shkëlqyer në Europë, shkruan gazeta Express.
“Juventusit i mungon lojtari i tipit Messi apo Ronaldo, te cilet me klubet e tyre fitojne Ligen e Kampioneve”, ka deklaruar portieri italian për As.
“Lojtarë të tillë ndikojnë shumë, pasi kur i ke në skuadër, dinë si ta gjejne rrugen e rrjetes sado e dobet mund te jete loja e ekipeve te tyre”, ka thene portieri i perfaqesueses se Italise.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: