Xhixhi Bufon del kundër VAR-it. Por jo veçanërisht për gabimin në ndeshjen kundër Xhenoas në “Marassi” (e luajtur ditën e diel, nga e cila skuadra e Alegrit doli e fituar me rezultatin 2-4), që ka dëmtuar Juven në rastin e golit të dytë: “Çfarë mendoj për VAR-in? Kështu nuk më pëlqen, po bëhet një përdorim i papërmbajtur dhe i gabuar.

Nisem nga fakti që gjyqtarët duhen ruajtur nga frika, edhe për të vlerësuar me qetësi zotësinë e gjyqtarit që drejton ndeshjen, i cili duhet të marrë përgjegjësinë mbi vendimet në bazë të faktorëve të ndryshëm në fushë. Sipas meje, po bëhet një përdorim me tepri. Thuhej se do të përdorej në raste të caktuara, në mënyrë të drejtë dhe të dobishme. Por, ndërkohë, kështu na duket sikur po luajmë vaterpolo. Është diçka shumë e shëmtuar. Edhe pse në futboll jo të gjitha prekjet janë për të shkaktuar faull”.

PËR T’U PERFEKSIONUAR
Bufon, pra, do të dëshironte një përdorim tjetër të teknologjisë në fushë: “E them në dëmin tim, si portier i një skuadre që fiton dhe sulmon vazhdimisht, pra këtu unë vendos duart mbi zjarr. Kampionatin e kaluar patëm tre penallti në favorin tonë, ndërsa këtë vit do të arrijmë në 55, por ky nuk është më futboll, kthehet në një lojë laboratori.

Ndër të tjera, në këtë mënyrë nuk do t’i mësojmë kurrë vlerat e vërteta të një arbitri: nëse do të ishim të gjithë më të qetë, objektivë dhe do pranonim gabimet, do jetonim në mënyrë më njerëzore të gjitha rezultatet. A mendoj se VAR-i është i dobishëm? Është një risi që, e përdorur me kujdes, mund të japë rezultate të mira dhe ka mundësi t’i sjellë të mira futbollit. Por kështu nuk më pëlqen, është i shëmtuar”./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: