Regjisori i njohur Bujar Kapexhiu duket se nuk ka një lidhje të madhe me rrjetet sociale. I ftuar në emisionin “Opinion” ku është diskutuar për rrjetet sociale dhe varësinë që kanë krijuar njerëzit ndaj tyre Kapexhiu tha se faqen e tij në rrjetet sociale nuk e administronte vetë në shumicën e kohës dhe e përdorte atë vetëm për punë, për të publikuar krijimtaritë e tij.

“Ishin dy vetë të cilët po bashkëbisedonin dhe shisnin mend me njëri tjetrin, unë punoj më pak tjetri mund të punoj më tepër. Njëri prej tyre tha, A e di ti që unë punoj 25 orë në ditë? Si është e mundur i tha tjetri 25 orë në ditë kur dita ka 24 orë. Vërtetë ka 24 por unë çohem 1 orë përpara. Pra miku im, unë çohem 1 orë përpara, pikturoj, vizatoj, shkruaj dhe të gjithë këto që kam i nxjerr, i publikoj. Unë çuditem me ata që e përdorin dhe rrinë në facebook për qejf”, u shpreh Kapexhiu. /Opinion.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: