NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

400 gr kulaç pa maja
100 gr gjalpë
100 gr sheqer
Kanellë ose karafil
Pergatitja
Fillimisht me gjysmën e miellit që do të përdorim për kulaçin e bukëvales (200 gr miell) zemë një brumë të hollë si për petulla duke shtuar vetëm pak kripë dhe ujë të vakët. E mbulojmë brumin dhe e lemë të vijë, më pas e punojmë duke shtuar miellin e mbetur derisa të formojmë një brumë të fortë. Vendosim brumin në një tavë të lyer me pak vaj, e shpojmë me anë të nje piruni dhe e lemë përsëri brumin të vijë. Më pas e vendosim në furrën e parangrohur dhe e pjekim në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. E mbështjellim me një pecetë dhe e bëjmë përshesh shumë të imët.

Vendosim gjalpin në tigan, e shkrijmë atë dhe më pas shtojmë përsheshin, e kaurdisim derisa të gjitha thërrimet të jenë lyer me gjalpë dhe të jenë skuqur dhe të ketë marrë një ngjyrë lajthi. Shtojmë sheqerin duke vazhduar kaurdisjen, në fund shtojmë pak kanellë ose pak karafil sipas dëshirës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: