BRITANI E MADHE – Etiopia nuk është vetëm një vend i mrekullueshëm për t’u parë. Vendi i gjallë që gjendet në Afrikën Lindore, është i populluar nga fise të shuma me tradita të pasura dhe rituale, që i vazhdojnë në ditët e sotme.
Fotografi libanez, Omar Reda udhëtoi drejt luginës Omo Valley, që ndodhet në jug të Etiopisë, për të kapur foto të disa prer fiseve të zonës.

Fisi Mursi vendos pllaka në pjesën e poshtme të buzës dhe fisi Dassanech ka aftësinë për të ricikluar majat e shisheve apo shirita që shpojnë veshët. Fotografoi ka treguar për përshtypjet e tij përgjatë këtij udhëtimi të veçantë dhe ëpr mikpritjen e tyre shkruan Daili Mail.

“Doja që të shikoja bukurinë e kulturës në Tokë. Këto fise ende ruajnë traditat dhe kulturën e tyre të trashëguar nga të parët. Pllaka e vendosur në pjesën e poshtme të buzës nga fisi Mursi, ka nisur gjatë epokës së kolonizimit dhe skllavërisë.

Gratë e bënin këtë rit që të shtrembëronin buzët e tyre dhe të mos rrëmbeheshin për skllave. Me kalimin e kohës, tradita ndryshoi dhe vendoja e tyre tashmë konsiderohet si një shenjë bukurie”- ka thënë fotografi Omar Reda.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb