BULQIZE – Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Bulqizës, pasi akuzohet për dhunë në familje. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Arjan Rexhepi është arrestuar pas denoncimit për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas policisë, Rexhepi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, E.M, 22 vjeçe.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: